
Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjitha kafiteritë, qendrat tregtare dhe aktivitetet.
Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, tha se u mor vendim të mbyllen të gjitha kafeteritë dhe tregjet e kafshëve dhe automjeteve.
“Punëtorët në shumicë duhet të punojnë nga shtëpia. Ndalet transporti urban”, tha Kurti, raporton koha.
Gjithashtu, u tha se mbyllen edhe Qendrat Tregtare dhe të pezullohet aktivitetet sportive dhe kulturore.
Por në vendimin për qendrat tregtare nuk përfshihen farmacitë dhe marketet ushqimore.