Punët t’i kryejnë nga shtëpia, ky është urdhëri i Kurtit për kompanitë private

21:13 | 13 Mars 2020

Kurti ka dhënë urdhër për kompanitë private që shumicën e punëve t’i kryejnë nga shtëpia.

Kryeministri Albin Kurti sot pas mbledhjes urgjente të Qeverisë për koronavirusin ka urdhëruar kompanitë private që shumica e aktiviteve të punës të ktyhen nga shtëpia.

‘’urdhërohen kompanitë private që t’i lirojnë punëtorët që shumica e aktiviteteve të kryhen nga shtëpia’’, ka thënë ai.

Për më tepër, Qeveria ka njoftuar se ka vendosur për mbylljen e plotë të kafeneve, bareve, qendrave tregtare (pa përfshirë ato për mallra ushqimore dhe barnatoret).

Komento: