
Nuk anulohen zgjedhjet, Podujeva nesër voton.
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor,Valdete Daka, ka thënë se nesër do të mbahen zgjedhjet në Podujevë.
Ajo tha se për këtë është konsultuar me të gjitha institucionet relevante dhe ka kërkuar nga qytetarët që të zbatojnë ato rekomandime shëndetësore.
“Në emër të KQZ-së kam komunikuar me të gjithë institucionet relevante, ISHPK-në, Presidencën përfaqësues të Qeverisë. Nga Instituti nuk ka ndryshim të rekomandimeve që na janë dërguar ditë më parë dhe ne do të vazhdojmë sipas planit operancional”.
“KQZ nuk është institucion shëndetësor. Ne mbështetemi në rekomandimet e tyre dhe nuk ka të bëjë me përgjegjësi tonë nëse ndodh diçka. Deri në momentin kur kemi ndonjë rekomandim tjetër nuk do të ndryshohet”.