Kjo është gjendja në pikën kufitare Kosovë-Maqedoni,

14:33 | 14 Mars 2020

Kjo është gjendja në pikën kufitare Kosovë-Maqedoni, qytetarët: Nuk ka rend dhe distancë mes njëri-tjetrit.

Situata e tensionuar e cila është krijuar nga virusi i cili ka prekur gjithë botën, po shqetëson edhe qytetarët nëpër pika kufitare.

Reporteri.net ka arritur të siguroj foto ku shihen disa qytetarë duke pritur në kufirin Kosovë-Maqedoni, ku të gjithë janë të obliguar ta plotësojnë një formular për të hyrë në Kosovë.

Madje qytetarët edhe janë ankuar duke mos pasur kështu as rend dhe distanc mes njëri-tjetrit.

“Nuk ka asnjë pikë organizimi”, ka shkruar një qytetare.

Komento: