Vendoset tenda në hapësirat e QKMF-së në Drenas

11:34 | 16 Mars 2020

Komuna e Drenasit vendos tendë në hapësirat e QKMF-së.

Në mbledhjen e Shtabit Emergjent të Komunsës së Drenasit është marrë vendimi që të vendoset një tendë në hapësirat e QKMF-së

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Komuna e Drenasit.

“Në këtë mbledhje të Shtabit Emergjent, është marrë vendim që te vendoset një tendë në hapësirat e QKMF-së në Drenas, në mënyrë që ata të cilët dyshojnë se kanë simptoma të ngjashme me ato të virusit COVID-19, të kontrollohen fillimisht në tendë. Shërbimet brenda QKMF-së nuk do të ndalen”, thotë komunikata.

Komuna e Drenasit, nuk ka ndalur shërbimet me qytetarë, mirëpo, ka marrë masa që shërbimet që ofrohen për qytetarët të jenë të sigurta, por, me staf të reduktuar.

Komento: