Konfirmohen edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 15 numri i të infektuarve

16:08 | 16 Mars 2020

Edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 15 numri i të infektuarve.

Edhe dy raste të reja janë shënuar me koronavirus sot në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë nga data 8 shkurt deri më 16 mars në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 263 mostra të dyshimta dhe gjithsej 15 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Komento: