
Aksident trafiku në afërsi të katedrales.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, raporton Express.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Rreth orës 15:00 në afërsi të Katedrales, në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.