Sizimiologu kosovar tregon se a është e rrezikuar Kosova nga tërmetet

09:02 | 17 Mars 2020

Sizimiologu kosovar thotë se nuk ka nevojë për panikë, Kosova nuk ka rrezik nga tërmetet.

Rreth orës 22:00 janë ndjerë të dridhura të tokës në Kosovë. Sipas ‘CSEMEMSC Last Quake’ ky tërmet ka ndodhur në kufirin Kosovë-Serbi. Dridhjen e tokës e kanë ndjerë banorët e Ferizajit dhe të Prishtinës.

Por, Kosova nuk rrezikohet shumë nga dridhjet e tokës. Këtë fakt e ka dhënë gjatë ditës së martë, sizmiologu kosovar, Shemsi Mustafa.

“Me këto tërmete të këtij intensiteti nuk ka nevojë për panikë. Nuk ka vend për shqetësim. Qytetarët të mos dalin jashtë, e të qëndrojnë brenda dhe ti ndjekin romandimet e Ministrisë së Shëndetësisë”, ka deklaruar Mustafa për T7.

Komento: