Lautaro Martinez është emri për të cilin po shprehin interesim të madh shumë skuadra evropiane.
Pas Barcelonës dhe Manchester Cityt, është tani Chelsea që i është bashkuar garës për Martinez, raporton Mirror, përcjell lajmi.
Sulmuesi argjentinas prej kohësh po monitorohet nga Barcelona, me spanjollët që e shohin 22 vjeçarin si pasues të Luis Suarez.
Pep Guardiola po ashtu po pëlqen Martinezin, dhe së fundi, ylli i Interit po pëlqehet edhe nga Lampard.
Martinez në 49 paraqitje për Interin, ka shënuar 17 gola.