Ministrja Hajdari: Ishte keqkuptim, qytetarët janë të obliguar të paguajnë faturat

21:28 | 17 Mars 2020

Ministrja Hajdari ka thënë se ishte keqkuptim, qytetarët janë të obliguar të paguajnë faturat.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Rozeta Hajdari, tha se qeveria kishte vetëm një propozim që të anulohen pagesat e faturave përkohësisht por që ndodhi një keqkuptim pasi që qytetarët janë të obliguar të paguajnë faturat sepse ndryshe nuk mund të mbijetojnë kompanitë.

“Ishte një keqkuptim që ndodhi, qeveria kishte vetëm si propozim shtyerjen e faturave, por ata që marrin rroga duhet të paguajnë faturat, ndryshe nuk mund të mbijetojnë kompanitë nëse qytetarët nuk paguajnë faturat”, tha Hajdari në Rubikon.

Hajdari theksoi gjithashtu që kanë lëshuar edhe urdhëresë ku thuhet që qytetarët janë të obliguar t’u paguajnë faturat kompanive.

Komento: