
Përhapja e koronavirusit në Kosovë ka bërë që qytetarët të mobilizohen me artikuj ushqimor dhe miell për t’u izoluar nga kjo pandemi.
Mirëpo ditëve të fundit ka pasur vështirësi në gjetjen e miellit, duke bërë që qytetarët të paguajnë shumëfish me shtrenjtë një thes miell.
E këtë situatë një ditë me parë e shfrytëzoi një qytetar nga Vushtrria duke shitur miell me çmim të lartë.
Kjo ka shtyrë policinë e Kosovës që ta prangosë personin qe ishte miell me çmim shumë të lartë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 11:00 në Vushtrri është prangosur një person pasi që i njëjti nëpër mes rrjeteve sociale në Facebook kishte postuar se ka miell për të shitur 100 kg me çmim 80€, duke kryer veprën “Mosvperim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Njësiti policor së bashku me Inspektorët Komunal kanë hasur në të dyshuarin i cili në automjetin e tij kishte pasur të ngarkuar shtatë (7) thasë miell nga 25 kg. /ORAinfo/