Pas Amerikës dhe Gjermani përgëzon Kurtin për menaxhimin e situatës me koronavirus

11:24 | 18 Mars 2020

Menaxhimi i situatës nga ana e Qeverisë së Kosovës pas përhapjes së koronavirusit në Kosovë është përshëndetur nga ambasadori i Amerikës dhe ai i Gjermanisë.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, ka përgëzuar qeverinë e Kosovës dhe të gjithë ata që janë vendosur në frontë për të parandaluar përhjapjen e koronavirusit.

Përmes një reagimi në tëitter, Held ka thënë se është mirë që në një situatë të tillë qeveritë nëpër botë po tregojn vlerat e tyre në vend të retorikave populliste.

Diplomati gjerman ka falendëruar edhe mjekët, foract e rendit dhe të gjithë që po ndihmojnë në luftën kundër COVID-19.

“Shenjë e mirë që tani veprimet serioze të qeverive tregojnë vlerën e tyre, kundrejt retorikës populliste, kudo. Përgëzoj qeverinë e Kosovës dhe të gjithë të përfshirët në trajtimin e COVID deri më tani. Faliminderit stafit mjekësor, forcave të rendit, dhe të gjithë që po ndihmojnë. Vazhdojeni punën dhe jinni të sigurt”, ka shkruar Heldt.

Komento: