
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim për dalje nga Qeveria, duke inicuar kështu mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.
E pas kësaj, Kryeministri i Kosovës duket se ka vendosur që të deklarohet për media.
Kryeministri Kurti do të mbajë konferencë për media në orën 21:30. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.
“Sonte në ora 21:30, Kryeminstri Albin Kurti do të mbajë konferencë për media”, ka shkruar Manxhuka.