
Veliu ka thënë se në ditët në vazhdim do të tregojë diçka të rëndësishme rreth Kurtit.
Agim Veliu nga radhët e LDK’së pas mbledhjes ka thënë se ne e kemi vërtetuar se ai është një njeri mashtrues dhe se nuk ka guxim.
Ai tha se Kurti që nga fillimi ka pasur qëllime tjera.
“Unë i kom thënë që kjo formë e komunikimit nuk është në rregull. përgjigja e tij ka qenë, nuk ka qenë ndonjë përgjigje e qartë, ai sigurisht i ka pasur qëllime tjera që nga fillimi, unë jam tepër i lumtur që kam punur në këtë qeveri. në takimet që i kam pasur kokë me kokë me të, unë e kam vërtetuar që ai nuk ka guxim që të veprojë, ai është një mashtrues tipik. do të vijë dita që do të publikoj diçka të rëndësishme.“-tha Veliu