Haziri shpëtoi nga koronavirusi, por vajza e tij ende po mbanë distancë nga ai

21:34 | 18 Mars 2020

Lutfi Haziri ka rezultuar negativ me koronavirus.

Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri ishte në mbrëmjen muzikore bashkë me këngëtarin, Muhamet Sejdiu i cili u konfirmua se është prekur me virusin Korona.

Ai ditën e sotme ka bërë testin për të parë se a është infektuar me këtë virus.

Sot dolën rezultatet ku u konfirmua se Haziri i ka shpëtuar koronavirusit.

Vajza e tij, Lotina ka publikuar një imazh të babait të saj në Instastory ku shihet se po i qëndron në distancë.

E po ky veprim i duhur nga ajo pasi që situata tashmë është bërë alarmante dhe rreziku nga virusi korona është bërë shumë i madh.Rezultati negativ, kujdesuni për veten, ka shkruar ajo pranë fotos.

Komento: