
Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me komandantin e KFOR-it.
Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, sot u takua me komandantin e KFOR’it, Michele Risi.
Në takim u diskutua për cështjen e pandemisë që ka kapluar botën, COVID-19. Komandanti theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të Qeverisë Kurti dhe KFOR’it.
Gjithashtu, komandanti përgëzoi qasjen e vazhdueshme të koordinuar të këtyre autoriteteve për ta ruajtur sigurinë në Kosovë.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga zyra e kryeministrit.
Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Gjeneral Major, Michele Risi, Komandant i KFOR-it në Kosovë, për të diskutuar implikimet e sigurisë rreth përhapjes së COVID-19.
Komandanti Risi theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Qeverisë dhe KFOR-it.
Ai mirëpriti shkëmbimin e informatave në mes Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu Komandanti Risi përgëzoi qasjen e vazhdueshme të koordinuar të këtyre autoriteteve për ta ruajtur sigurinë në Kosovë.
Kryeministri Kurti dhe Gjenerali u dakorduan që të mbeten në kontakt e komunikim të rregullt gjatë ditëve e javëve në vijim.