Kurti tregon se pse e shkarkoi Veliun: Tradhtoi Qeverinë dhe Policinë e Kosovës

22:01 | 18 Mars 2020

Albin Kurti ka treguar arsyet se pse e ka shkarkuar Agim Veliun.

Kryeministri Albin Kurti sonte në një konferencë të jashtëzakonshme ka folur për situatën me koronavirus në Kosovë, duke mos përmendur vendimin e LDK’së për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

Ai tek kah fundi tregoi arsyet e largimit të Agim Veliut ngs Ministria e Punëve të Brendshme.

Ja deklarata e plotë:

‘’Kemi pasë dhe vazhdojmë të kemi disiplinë shoqërore e qytetare e cila ka bërë që sot në Kosovë të kemi jo më shumë se 20 të infektuar me koronavirus. Dy prej tyre janë liruar dje në shtëpi për trajtim shtëpiak ën vetizolim dhe vetkarantinim’’.

‘’E paaryeshme, e panevojshme e padobishme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga presidenti Hashim Thaci. Tash jemi në pritjer për kërkesën e presidentit në Kuvend. Edhe sot jam i bindur që nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Unë punoj dhe uroj lutem që kjo të mos ndodh, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Nuk kemi arsye për një gjë të tillë. U shpreha në mënyrë kolegiale në mbledhje se pothuajse të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurisë jetojnë në prishtinë dhe për një orë mund të mbidhemi e ta shpallim këtë gjendje. Kjo është që unë vazhdoj komunikimin dhe bashkëpunimin me gjithë krerët e institucioneve sepse ështëq obligim i joni. Pas mbledhjes nuk kam ndjekur menjëherë dkelarimet dhe I kam parë në mëngjes, Në mesin e atyer ishte kryesori ai i ministrit Veliu i cili në mesnatë ka përhapur panic dike thënë se numri i infektuarve po rritet nga ora në orë. Të thuhet që numri i infektuarve po shtohe tng aora në orë, është e papërgjegjshme, e kur ke edhe përgjegjësi politike, është e dënueshme’’.

Ish ministry tha po sigurisht që jam për shpalljen e gjendjes s ëjashtëzkaonshme. Kjo është e patolerueshme. Nuk kisha zgjidhje tjetër pos sot ta liroj nga detyra ish-ministrin Veliu. Shprehu tradhti të dyfishtë. Të Qeverisë ku bën pjesë dhe tradfhti të policisë së Kosovës. Ka përcmuar policinë e cila ka kryer detyrat në mënyrë të shkëlqyeshme’’.

Komento: