
Baton Haxhiu ka bërë një parashikim për krijimin e Qeverisë së re.
Publicisti Baton Haxhiu e ka komentuar përplasjen ndërmjet Vetëvendosjes e LDK-së pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu.Ai ka theksuar se Kurti ka gabuar kur e ka shkarkuar Veliun pa një konsulltim paraprak me liderin e LDK-së, Isa Mustfa.
“Menaxhim i keq”, kështu e cilëson Baton Haxhiu shkarkimin e Agim Veliut nga ana e Albin Kurtit.
Haxhiu në RTV Dukagjini ka theksuar se nëse situata do të analizohej sipas standardit të Albin Kurtit të VLAN-it sot mund të bëhet qeveriaz
Mirëpo, sipas tij, në kushte normale nuk do të ishte mirë që të formohej Qeveria me Vetëvendosjen jashtë.
Ndryshe, sot LDK pas shkarkimit të Agim Veliut ka paralajmëruar ngritje të mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Kurti në një konferencë për media tha se ai nuk e parashikon nëse do t’i rrëzohet qeveria, sepse siç tha ai, me prashikime merren analistët politik.