Ramadani: Ndiqeni shembullin e kësaj komune

11:20 | 19 Mars 2020

Drejtori i IKSHPK thotë se ndiqeni shembullin e kësaj komune.

Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së, u ka bërë thirrje të gjitha komunave në territorin e Kosovës që të i evidentojnë musafirët që vijnë në komunat e tyre.

Një gjë të tillë po e praktikon edhe komuna e Suharekës,.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka obliguar kryetarët e fshatrave që të mirren me evidentimin e secilit qytetarë që ka ardhur në Kosovë javëve të fundit.

Këtë e ka përshëndetur drejtori Ramadani, i cili ka bërë thirrje që të ndjekin këtë shembull të Suharekës.

“APEL KOMUNAVE TË KOSOVËS!

NDIQNI SHEMBULLIN E SUHAREKËS!

EVIDENTONI MUSAFIRËT QË TI PRESIM SA MË MIRË!

TI MBROJMË NGA COVID-19 DUKE I URUAR QËNDRIM TË KËNDSHĒM NË SHTËPITË E TYRE NË VETËKARANTIN!”, ka thënë ai.

Ndryshe, edhe sot po vazhdon pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve dhe shesheve në Suharekë.

Komento: