Ministria e Shëndetësisë njofton se a ka ka raste të reja me koronavirus

11:58 | 19 Mars 2020

Nuk ka raste të reja me koronavirus, numri i të infektuarve mbetet 42.

Ministria e Shëndetësisë, njofton se nuk ka raste të reja të regjistruara me virusin korona në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

Mbrëmë vonë, në kuadër të skriningut janë testuar 22 persona me indikacion më të gjerë. Të gjithë 22 testet kanë dalë negativ.

Numri i të infektuarve në Maqedoni të Veriut është 42.

“Pacientët janë në gjendje stabile dhe e asnjëri nuk ka përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Gjatë ditës epidemiologët do të punojnë në mapimin e kontakteve të pacientëve të cilët dje kanë qenë të diagnostikuar me virusin korona, ndërkaq shërbimi në Dibër ka shkuar një pediatër nga Shkupi”, thonë nga Ministria.

Ata shtojnë se pas mbylljes së Aeroportit të gjithë udhëtarët janë në izolim të obliguar.

Në RMV, prej dje shteti është gjendje të jashtëzakonshme.

Sa i përket kësaj ministri, Venko Filipçe dje se sektori i shëndetësisë ka funksionuar në gjendje të tillë.

“Kjo masë e jashtëzakonshme do të ndihmojë në zbatimin e masave të tjera të Qeverisë” tha Filipçe.

Ai tha se nuk do ketë problem në sistemin tonë shëndetësor nëse nuk stërmbushet reparti i Infektologjisë në spital, siç ka ndodhur në Itali.

“Prandaj respektoni masat që i ka propozuar Qeveria, që mos të shtohet numri i të infektuarve” tha ai.

Ka sasi të mjaftueshme të testeve, afër 1.500 në këtë moment, ndërsa ka paralajmërime edhe për donacion të një mijë testeve dhe furnizim tonin edhe me një mijë që duhet të përfundojë gjatë kësaj jave, deklaroi Filipçe në konferencën e sotme për media.

Komento: