Hapet një vatër e re, shkon në 64 numri i të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

12:40 | 19 Mars 2020

Është rritur numri i shqiptarëve të prekur me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se ka shkuar në 64 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë.

Ditën e djeshme, u shënua dhe viktima e dytë në vend ku bëhet fjalë për një 66 vjeçar nga Lushnja i cili vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Ministria bën sërish thirrje për të telefonuar 127 dhe mos paraqitjen direkt në spital, si dhe të mos shkelen masat e marra.

Ditën e sotme kemi një vatër të re në Kavajë.

Tiranë 45 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Elbasan 2 raste

Fier 6 raste

Rrogozhinë 2 raste

Kavajë 2 raste

Komento: