Deputeti i VV-së ‘godet’ fort AAK-në: Po mbështet rrëzimin e Qeverisë që ka synim heqjen e taksës

14:17 | 19 Mars 2020

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është pajtuar që ta rrezojë Qeverinë e Albin Kurtit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se subjektet politike nuk po zgjedhin metodë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

“AAK-ja, mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë e cila ka për qëllim kryesor largimin e taksës 100% dhe nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, ka thënë Rrahmani përmes Facebook.

“Duke parë suksesin kaq të madh për vetëm një muaj qeverisje, mbështetjen e madhe popullore për Lëvizjen VETËVENDOSJE! subjektet politike i ka kap PAN-iku dhe bëjnë edhe veprime të tilla”.

Komento: