Jo vetëm Prishtina, edhe këto qytete protestuan kundër politikanëve

20:44 | 19 Mars 2020

Edhe qytete të tjera të Kosovës kanë protestuar kundër politikanëve.

Përvec Prishtinës, edhe qytetet tjera i janë bashkuar thirrjes për protesta pas zhvillimeve të fundit politike në vend.

Sic shihet nga këto pamje të dërguara në redaksinë tonë, qytetet e Pejës, Gjakovës dhe Fushë Kosovës i janë bashkuar thirrjes për protesta simbolike.

Protestat mbahen prej shtëpive dhe banesave si shkak i vetizolomit të qytetarëve pas përhapjes së virusit Covid-19.

‘’Sot, qytetarët e Kosovës në kohë pandemie po përballemi me interesa personale dhe partiake të politikanëve të Kosovës. Në një kohë kur të gjithë do të duhej të ishin të bashkuar dhe të unifikuar që të punojnë në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19, politikanët e Kosovës po keqpërdorin pushtetin e tyre politik për të krijuar drama dhe pasiguri në një kohë kur vendi duhet të jetë i mobilizuar karshi pandemisë së virusit’’, shkruhet si shkak i kësaj proteste.

Komento: