
Ka arritur në 21 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka bërë të ditur se është regjistruar edhe një rast me koronavirus në vend.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një person të moshës 46-vjeçare nga Lipjani, i cili ishte kthyer në Janjevë më 11 mars nga Berlini i Gjermanisë.
Kosovarët që jetojnë jashtë dhe kanë ku të qëndrojnë u kërkohet të mos vijnë në Kosovë.
46-vjeçari është personi i parë i prekur nga koronavirusi në Komunën e Lipjanit.