
I prekuri i 21-të me koronavirus, kishte kontakt me njerëz 8 ditë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka konfirmuar se në Kosovë është regjistruar edhe një rast pozitiv me koronavirus.
Rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan me 11 mars 2020.
Vlen të theksohet se 46 vjeçari i kthyer nga Berlini nuk u karantinua dhe i njëjti ka jetuar normalisht që nga 11 marsi deri sonte në Janjevë të Lipjanit, kjo zgjon dyshimet se mund të ketë infektuar edhe anëtarë të familjes dhe njerëz të tjerë me të cilët ka pasur kontakte.