
Legjendja e futbollit ka folur për gjendjen e tij shëndetësore.
Pele, ka dhënë disa komente lidhur me situatën e tij.
Kohëve të fundit mediet botërore kanë raportuar se legjenda braziliane e futbollit, Pele, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pele ka pasur disa intervenime mjekësore së fundmi, pasi ka pasur probleme. Por, ka pasur edhe zëra se braziliani po përballet me depresion të lartë, që po e mban të mbyllur në shtëpi.
Një gjë e tillë nuk është e vërtetë, bazuar në ato që ka thënë vet fituesi i Kupës së Botës me Brazilin.
“Kjo gjëja me depresionin, nuk e di se si jam keqkuptuar. Unë kisha disa dëmtime në vitet e fundit. Pata operacion, gjë që më pengoi nga marketingu dhe paraqitjet në publik” ka thënë Pele.
“Njerëzit u shqetësuan dhe unë i falënderoj për këtë. Por, pastaj dikush doli me tregimin për depresionin. Unë erdha këtu (për intervistën) duke më ndihmuar. Jam mirë, por nuk mund të ngas biçikletë” ka shtuar ndër të tjerash braziliani.
Gjithçka rreth tregimit për depresionin e Pele kishte filluar nga fjalët e djalit të tij, Edinho, i cili në shkurt insistonte se Pele ka turp të dal nga shtëpia, si pasojë e gjendjes së tij shëndetësore.