Haradinaj: Kurti po gabon me heqjen e taksës

18:45 | 20 Mars 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, e ka ripërsëritur se është gabim të hiqet taksa ndaj Serbisë.

Haradinaj tha se Kurti po gabon rëndë.

“Heqja e taksës është paralajmëruar disa javë më herët nga Kurti. Ai e ka ofertuar gabim heqjen e taksës, pasi nuk i dha argument SHBA’së, por vetëm doli në konferencë për shtyp”, tha Haradinaj për televizionin publik të Kosovës.

“Të hiqet taksa pa asnjë profit nga Kosova është e gabueshme. Është një nga vendimet më të gabueshme të kësaj qeverie”, shtoi ai.

Komento: