
Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, edhe në Kosovë.
Disa persona që janë kthyer nga jashtë në Kosovë, janë karantinuar, shkruan ORAinfo.

Njëri ndër ta është edhe këngëtari i njohur, Robert Berisha, i cili po qëndron në konvikt të studentëve.
Aty ai po qëndron bashkë me shokun e tij, ku së bashku po zhvillojnë aktivitete të ndryshme.
Sonte ai ka publikuar një video ku shihet duke bërë pompa./ORAinfo/
