
Numri i të prekurve shkon 76, Tirana kthehet në kryeqendër të koronavirusit.
Është shtuar numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sëfundmi të dhënat më të reja duke konfirmuar se gjatë 24 orëvë të fundit janë shënuar 6 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve në 76
Deri më tani, nga koronavirusi kanë ndërruar jetë 2 persona në Shqipëri dhe qytetet më të prekura janë Tirana, Fieri dhe Durrësi.
Tiranë 55 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 8 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 2 qytetarë
