
Koronavirusi ka pushtaru botën.
Urdhëri i mjekëve italianë informon se ka shkuar në 17 numri i mjekëve viktimë me koronavirus.
Ka mes tyre, mjekë familje, mjekë specialistë në spital, pediatër e psikiatër.
Pesë prej tyre punonin në territorin e provincës së Bergamos. 4 të tjerë në zonën e provincës së Lodit ku u verifikua dhe vatra e parë e përhapjes së pandemisë, 3 mjekë të tjerë punonin në Como, e ka dhe mjekë viktimë në Napoli, Macerata, Mantova, Parma, Varese.
Urdhëri i mjekëve italianë ka apeluar me një letër dërguar të gjithë Governtorëve e qeverisjes lokale të rajoneve italiane ta përballojnë me përparësi sigurinë e mjekëve që punojnë në linjën e parë të emergjencës së COVID-19.
Ju shkruajmë përsëri për të shprehur shqetësimin tonë si mjekë në punë për të kontrastuar këtë epidemi të tmerrshme të koronvairusit, lexohet në këtë letër.
Shpërndarja e kolegëve në çdo zonë të vendit është e admirueshme nga të gjithë siç është para syve tanë dhe lista që shtohet e kolegëve që mbeten viktimë për shkak të profesionit të tyre e infektimit nga koronavirusi.
Është e rëndësishme, thuhet në këtë letër, ti jepet përparësi sigurisë në punë të mjekëve, si atyre që veprojnë në linjën e parë në spitale ashtu dhe për mjekët territorial të impenjuar në sistemin bazë të asistencës së të sëmurëve.
Gjithashtu urdhri i mjekëve i ka kërkuar qeverisë Conte të rishikoj dekretin e masave ekonomike me 25 miliardë euro duke garantuar më shumë mbështetje për mjekët.
Lista e mjekëve viktimë me koronavirus:
Roberto Stella / 11 03 2020President i urdhrit të mjekëve VareseGiuseppe Lanati / 12 03 2020
Pneumolog ComoGiuseppe Borghi / 13 03 2020
Mjekë familje / LodiRaffaele Giura/ 13 03 2020
Pneumologi / ComoCarlo Zavaritt / 13 03 2020
Pediatër e neuropskiatër fëmijësh/ BergamoLuigi Frusciante/ 15 03 2020
Mkelë familje / ComoMario Giovita /16 03 2020
Mjekë familje / BergamoLuigi Ablondi/ 16 03 2020
Epidemiolog, ish drejetor i spitalit të Crema/ CremonaFranco Galli / 17 03 2020
Medico di base – MantovaIvano Vezzulli /17 03 2020
Mjekë familje e mjekë sporti* LodiMassimo Borghese /18 03 2020Otorinolaringolog/
NapoliMarcello Natali/ 18 03 2020
Mjekë familje, sekretar i Federatës së Mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme në Lodi/
LodiAntonino Buttafuoco / 18 03 2020
Mjekë familje– BergamoGiuseppe Finzi / 19 03 2020
Ematologo e profesor i sëmundjeve të gjakut në Universitetin e Parmës –
ParmaFrancesco Foltrani / 19 03 2020
Mjekë familje– MacerataAndrea Carli 19 03 2020
Mjekë familje – LodiBruna Galavotti
Psikiiatre, Dekane e Urdhërit të Grave Mjeke – BergamoPiero Lucarelli
Anestezist– BergamoChiara Filipponi/ Venezia. e cila ndërroi jetë më 7 mars 2020 , por udhëri i mjekëve italianë saktëson se Doktoresha Filipponi ishte në fazën terminale të një sëmundje të pashërueshme.