Çdo 10 minuta po vdes një person nga koronavirusi në këtë shtet

15:29 | 21 Mars 2020

Koronavirusi ka goditur rëndë shtetin e madh aziatik, Iranin.

Për çdo dhjetë minuta vdes nga një person nga koronavirusi në Iran, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti.

Kjo është hera e parë, që Teherani zyrtar më në fund ka folur më në fund, lidhur me pandeminë brenda kufijve të saj, megjithëse është pyetur disa herë se si është gjendja.

Numri i të prekurve me sëmundjen është 19,640, ndërsa deri më tani janë 1,433 të vdekur, duke e bërë kështu Iranin, shtetin më të goditur në Lindjen e Mesme.

“Në bazë të informacioneve që kemi, çdo dhjetë minuta një person vdes nga coronavirusi dhe rreth 50 të tjerë infektohen me virusin për çdo orë në Iran”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.Ali Rabiei, një përfaqësues i presidentin Hassan Rouhani, ka thënë: “Numri i vdekjeve mund të jetë më i lartë dhe rezultatet e provës për viktimat, mund të kenë qenë të gabuara. Shumë kanë vdekur, ndërsa nuk e kemi ditur se është si pasojë e coronavirusit”.

Por, grupet opozitare politike kanë thënë që statistikat në të vërtetë mund të jenë edhe më të rënda – duke konsideruar se deri më tani, 7,000 individë kanë vdekur për shkak të kësaj sëmundjeje.

Qeveria iraniane ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe universiteteve, si dhe ndalimin e tubimeve sportive, kulturore dhe fetare në përpjekje për të kontrolluar sëmundjes.

Komento: