Inter – Diego Godin, lajm ‘bombë’ nga Italia

22:06 | 19 Janar 2019

Mbrojtësi nga Uruguai, Diego Godin është i interesuar t’i bashkohet Interit.

Beppe Marotta ka konfirmuar praktikisht që Diego Godin i është ofruar vet Interit. “Ai është një figurë që ne nuk dëshirojmë të na ikë nga duart”.

Ish shefi i Juventusit ka folur për DAZN para ndeshjes së Serie A të Interit kundër Sassuolos këtë mbrëmje.

“Ne nuk kemi dyshim që Mauro Icardi do të mbetet këtu, përderisa ne jemi të lumtur me të dhe anasjelltas. I vetmi problem ka mbetur nënshkrimi i kontratës së re”, ka thënë Marotta.

Ai është pyetur mandej për mbrojtësin e Atletico Madridit, Godin, i cili është raportuar se do ti bashkohet Interit kur kontrata e tij do të skadon në qershor.

“E kam nënvizuar që Interi ka një ndikim shumë të fortë, përderisa shumë agjent të lojtarëve na trokasin në derë. Ky është lajm i mirë, pasi që kjo do të thotë se ne jemi pikë reference për shumë futbollist të kalibrit botëror”.

“Këta janë kampion të cilët prezantojnë vetveten, kështu që ne nuk do ti lejojmë të na ikin dhe Godin është njëri prej tyre. Ne jemi gati për të mirëpritur profile të tilla dhe dëshiroj të nënvizoj që Godin do të jetë lojtar i lirë në fund të qershorit”.

Komento: