
Kosova po përballet me koronavirusin, ku deri tani janë infektuar 24 persona.
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se nuk është takuar me asnjë nga liderët e partive opozitare pas deklarimi të tyre se e mbështesin mocionin e mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja, partia e cila është në koalicionin qeverisës.
Ai gjatë konferencës në ditën e sotme u shpreh se gjithashtu nuk është takuar as edhe me ndonjë nga pjesëtarët e LDK-ës për të diskutuar për mocionin.
“Jo nuk i kam takuar dhe nuk kemi biseduar për këtë gjë jemi plotësisht të përkushtuar në punën që bëjmë në këtë situatë kur shëndeti publik është para se të gjithash dhe mbi të gjitha”.
“Prekupimi im nuk është java e kaluar në kuptimin politik por java e ardhshme ne kuptimin shëndetësor”, u shpreh Kurti.