
Barcelona dhe Liverpool kanë nisur luftën për yllin e Valencias.
Ferran Torres është lojtari që ka regjistruar paraqitje shumë të mira me Valencian, dhe ka tërhequr vëmendje të madhe nga skuadrat evropiane.

Së fundmi, lojtari ka refuzuar të vë firmën e tij për të rinovuar kontratën me skuadrën nga ‘Mestalla’, duke u lidhur edhe më shumë me një kalim të mundshëm në ‘Camp Nou’.
Por, në garë për lojtarin është edhe skuadra e Liverpool, transmeton lajmi.
Barca dhe Liverpool do të duhet që përveç Valencias, të mposhtin njëra-tjetrën në garën për Torres.
Mbetet të shihet se cila nga dy gjigantet e Evropës do të sigurojë kartonin e spanjollit.