14 të prekur me koronavirus po trajtohen në QKUK, kjo është gjendja e tyre

17:15 | 21 Mars 2020

Ka shkuar në 28 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Numri i të prekurve me virusin COVID-19 ka shkuar në 28, ku 14 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë, e gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

Doktori Shemsedin Dreshaj, për KosovaPress ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e pacientëve që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive është stabile.

“Gjendja është stabile. 14 të dokumentuar, të gjithë janë në gjendje stabile. Aktualisht asnjë pacient nuk ka nevojë për respiratorë”, tha ai.

Komento: