Mësohet nga cilat qytete janë katër të prekurit e fundit me koronavirus në Kosovë

17:39 | 21 Mars 2020

Janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus në Kosovë

IKSHP ka bërë të ditur se numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 28.

Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj.

Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare

Të gjitha kontaktet janë të identifikuara.

Komento: