I infektuari nga Ferizaji është këngëtar

18:45 | 21 Mars 2020

Ka shkuar në 28 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se sot janë testuar 30 mostra të dyshimta dhe 4 prej tyre kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është një 32 vjeçar me vendbanim në Bibaj-Ferizaj.

Mësohet se ai është këngëtari, Jetmir Hyseni dhe kishte ardhur së fundi nga Gjermania./ORAinfo/

Komento: