I infektuari me koronavirus nuk ka pasur kontakt me askënd në Ferizaj

21:43 | 21 Mars 2020

Ka shkuar në 28 numri i të prekur me koronavirus në Kosovë.

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se i infektuari me koronavirus nga Ferizaj nuk kishte qenë fare në këtë komunë.

“Konfirmojmë se pacienti nuk ka pasur fare kontakt as me familjen dhe as me bashkëfshatarët. Ai ka ardhur mbrëmë nga Gjermania dhe është trajtuar drejtpërdrejtë nga aeroporti, fillimisht në IKShP ku ka rezultuar pozitiv e pastaj nga karantina ku ndodhej në Qendrën e Studentëve e në Klinikën Infektive të QKUK’së”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna e Ferizajt porosit që të ruhet qetësia dhe të respektohen masat mbrojtëse.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 28 persona të infektuar me koronavirus.

Komento: