Qeveria merr vendim: Nga nesër ndalohet qarkullimi në rrugë nga ora 10:00-16:00 dhe 20:00-06:00

21:52 | 23 Mars 2020

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për kufizimin e lëvizjes.

Qeveria e Kosovës sonte pritet t’i publikojë masat e reja mbrojtëse ndaj virusit COVID-19 të cilat do aplikohen prej nesër me 24 mars 2020.

Masat e ekzekutivit kosovar, pritet të ndalojnë qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve Ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve pritet të ndahet në dy kohë të ndryshme.

Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes. Mbledhja e qeverisë pritet të mbahet sonte në formë virtuale dhe do të votohet për masat e reja të cilat do të aplikohen prej nesër.

Komento: