Nga mesi i prillit priten rritje të rasteve me koronavirus në Kosovë

21:58 | 23 Mars 2020

Koronavirusi tashmë është përhapur edhe në vendin tonë, ku deri më tani numri i të prekurve është 35.

Isme Humolli, shefe për emergjenca e OBSH’së në Kosovë thotë se Kosova ka marrë veprimet e nevojshme dhe konform rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në luftën kundër koronavirusit.

Thotë se qytetarët po respektojnë në përgjithësi rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse.

“Ka disa momente që gjejmë numër të madh personash në distancë të afërt dhe kjo është e papranueshme”, tha ajo.

“Nëse duam t’i ikim infektimit me Covid-19 duhet distancë strikte 2 metërshe”, theksoi ajo.

Tha se deri më tani numri i të infektuarve është relativisht i ulët por rritje rastesh priten në mes të muajit prill.

Komento: