Presidenti i drejtohet Kushtetueses për vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve

11:03 | 24 Mars 2020

Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja në përpjekje për të parandaluar koronavirusin, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e qytetarëve, siç tha ai, “vendim antikushtetues”, duke respektuar kompetencat kushtetuese e ligjore, ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimi i mbrëmshëm i qeverisë ka provokuar rrethanë të re të paqartësisë dhe frikës”, tha Thaçi.

Vendimin e ka marrë dje Qeveria e Kosovës dhe hyn në fuqi sot.

Thaçi në një konferencë për media, tha se situata është emergjente në vend.

“Mbi Kushtetutën e Kosovës nuk qëndron askush”, tha Thaçi.

Thaçi madje dha edhe një mesazh për qytetarët.

“Dëgjoni me kujdes rekomandimet e IKSHPK-së. Këto rekomandime janë përtej çdo agjende politike, janë rekomandime për jetët tona. Mënyra më e mirë për ta luftuar COVID-19, është rrini në shtëpi”, tha Thaçi.

Komento: