Veseli në 21 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Vetëm të bashkuar e fitojmë edhe këtë luftë globale

12:45 | 24 Mars 2020

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli me një videomesazh ka përkujtuar 21 vjetorin e bombardimeve të NATO-s.

Veseli i ka çuar mesazh kryeministrit Albin Kurti duke i thënë se ata që mendojnë se historia nis me ta e kanë gabim.

“Sot në 21 vjetorin e fillimit të intervinimit të NATO-s kujtojmë me mirënjohje dhe falenderim të përjetshëm aleancën veriatlantike të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë ata që sot mendojnë se historia nis me ta dhe nuk ka jetë pa ta e kanë gabim. Sot ne nuk duhet të lejojmë që urrejtja, përçarja dhe egot të na humbin rrugën e drejtë”, ka thënë Veseli.

Ai ka bërë thirrje qytetarëve që të rrijnë në shtëpi në luftën kundër pandemisë.

“Vetëm të bashkuar do ta fitojmë edhe këtë luftë, me armikun global të këtyre ditëve”, ka thënë kryetari i PDK-së.

Komento: