
Mjekja kosovare zbulon se si 3 anëtarët e familjes nga Gjilani, ikën nga klinika kur u dyshuan për koronavirus.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftua dje se në Gjilan një familje 11 anëtarëshe është infektuar me COVID 19.
Haziri e ka quajtur këtë si një lajm tejet të keq për Gjilanin. Detaje lidhur me këtë rast ka dhënë edhe Mjekja e QKMF’së e cila ka rrëfyer se si një pacient 50 vjeçar dhe dy të tjerë të kësaj familje i kishin gënjyer dhe mohuar që kishin pasur kontakt ose udhëtuar në vendet ku kishte shpërthyer pandemia.
Sipas mjekës, kjo gjendje nuk do ishte krijuar nëse qytetarët në këtë rast, pacientet, do të tregoheshin të sinqertë me mjeket, e jo duke rrezikuar të infektonin edhe qytetarë të tjerë dhe mjekët e QKMF-ve.
Sipas testeve mjeket që kanë pasur kontakt me këta pacient që tashmë kanë rezultuar pozitiv, fatmirësisht kanë dalur negativ me koronavirus.