
Remzie Osmani po vazhdon të jetë një ndër këngëtaret më të përfolura kosovare.
Këngët e saj janë tejet të pëlqyera dhe nuk mungojnë në pothuajse asnjë dasmë e festë tjetër familjare, përcjell ORAinfo.
Ajo është tejet aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram ku posedon shumë ndjekës.
Kohëve të fundit edhe Remzia është kujdesur që të vetizolohet këto ditë për shkak të rrezikut të infektimit me koronavirus.
Ajo ka publikuar një foto ku kërkon nga të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi.
Edhe pse në shtëpi, Remzia është kujdesur që të duket bukur, duke i rregulluar flokët e grimosur. /ORAinfo/

