
Nesër në ora 11:00 pritet të mbahet seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Kuvendi i Kosovës ka vendosur që nesër ta mbajë seancën për mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Mirëpo kundër këtij vendimi në këto rrethana pandemie ka dalë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Kështu ka njoftuar shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendsoje, Rexhep Selimi, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.
“Kanë qenë katër vota për për tu mbajtur seanca e nesërme, dy kanë qenë kundër. Nga 6 anëtarët e kryesisë së Kuvendit kryetarja e nënkryetarja kanë votuar që kjo seancë të mbahet në kushte tjera duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së”, ka thënë Selimi.