
Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot që nesër të mbahet seanca për mocionin e LDK-së për rrezimin e Qeverisë Kurti.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka mbajtur një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Selimi ka thënë se LDK-ja po e lufton qeverinë Kurti, ndërkaq qeveria është duke e luftuar koronavirusin.
“Kundërshtarët e qeverisë Kurti kanë lidhur aleancë mes vete kurse ne jemi të përqëndruar në luftimin e pandemisë. Grupet Parlamentare të prira nga LDK-ja kërkojnë që nesër të mbahet me seanca me kërkesën e tyre”, ka thënë Selimi.
Ai ka thënë se Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe nënkryetarja Arbërie Nagavci kanë votuar kundër mbajtjes së kësaj seance në kushtet të cilat janë.