Selimi thotë se marrëveshja me Serbinë është gati dhe parasheh shkëmbim territoresh

21:25 | 24 Mars 2020

Rexhep Selimi ka thënë se marrëveshja me Serbinë është gati dhe parasheh shkëmbim territoresh.

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se arsyeja pse po kërkohet mocioni për rrëzimin e qeverisë nuk ka të bëjë as me shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit e as heqja e tarifës.

Ai ka thënë se marrëveshja me Serbinë është gati dhe parasheh shkëmbim territoresh.

“Ka pasur kërkesë, na është kërkuar që të hiqet taksa dhe të shkojmë menjëherë të nënshkruhet marrëveshje e jo për të negociuar se kemi qenë të gatshëm. Kjo marrëveshje që po e pret Kosovën ka të bëjë me territore, kjo marrëveshje ka të bëjë me ndarjen e Kosovës, dhe Thaçi e Vuçiqi e dijnë që duke qenë Albini kryeministër dhe Vetëvendosje në qeveri, kjo marrëveshje nuk realizohet”, ka thënë Selimi.

I pyetur se a ka mbështetje një marrëveshje e tillë edhe nga Amerika, Selimi ka deklaruar se “nuk e di a ka mbështetje në Amerikë, varet kush është Amerikë”.

Komento: