Pyetet se a do të rrëzohet nesër Qeveria Kurti, Haziri përgjigjen e lidh me ditëlindjen e Kurtit

23:02 | 24 Mars 2020

Lutfi Haziri është pyetur se a do të rrëzohet nesër Qeveria Kurti, e ai për këtë dha një përgjigje interesante.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se sot kryeministrin Albin Kurti duhet ta lëmë ta feston ditëlindjen e tij.

Haziri i cili u pyet nga gazetarët se a do të rrëzohet nesër Qeveria Kurti, Haziri ka dhënë një përgjigje interesante.

“Nuk është mirë të bëhet kjo pyetje në ditëlindje të kryeministrit, duhet ta lëmë të festojë me familje ditëlindjen e tij”, ka thënë Haziri.

Haziri ka thënë se deputetët duhet jenë besnikë ndaj partisë që e përfaqësojnë.

“Apeli im, të jenë bashkë. Edhe kur mendon më ndryshe, duhet të jesh me ekipin”, ka thënë Haziri.

Komento: