Djali i ish-presidentit të Real Madrid preket nga koronavirusi, kjo është gjendja e tij

00:19 | 25 Mars 2020

Djali i ish-presidentit të Real Madridit është infektuar me koronavirus.

Paco Sanz – djali i Lorenzo Sanz, ish-presidentit të Real Madridit që vdiq ditë më parë nga koronavirusi – është dërguar në spital për shkak të gjendjes së ligë shëndetësore pas infektimit me të njëjtin virus si i ati.

Djali i ish-presidentit të Real Madridit ishte ankuar për temperaturë të lartë për disa ditë dhe për simptoma të tjera të Covid-19, të cilat ia kanë përkeqësuar gjendjen dita ditës.

Paco i është nënshtruar procedurave të nevojshme në spital, ku është testuar edhe për koronavirus.

Babai i tij nuk mundi t’i mbijetojë koronavirusit dhe pas disa ditëve në spital, vdiq më 21 mars.

Komento: