
Kryeministri Albin Kurti ka folur për detajet e takimit prej dy orësh me Presidentin e vendit Hashim Thaçi.
Kurti thotë se Thaçi i ka kërkuar tri herë që ta heqë taksën ndaj Serbisë dhe të shkojnë bashkë në Washington për ta nënshkruar marrëveshjen përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Unë jam i bindur se marrëveshje të gatshme ka, praktikisht ma ka pranuar edhe Presidenti në takimin që kemi pasur. Kishte dhe deputetë të PDK-së që më thonin ‘takoje presidentin, takoje presidentin”. E takova bre, dy orë e takova edhe s’u morëm vesh. A e dini cka me tha tri herë: Hiqë kryeministër taksën, e shkojmë bashkë në Washington edhe e bojmë marrëveshjen e heqim qafe Serbinë përgjithmonë”, tha Kurti.